5 ide per faqe interneti profesionale per restorante
|Te darkosh jashte eshte nje experience e vecante mirepo ajo behet akoma me e vecante kur ju zgjidhni restorantin e duhur. Me rritjen e larte te perdorimit te internetit ne Shqiperi prania e nje faqe interneti per restorantet eshte bere pothuajse e domosdoshme.
2 Cilesite kryesore qe duhet te kete nje faqe interneti per restorante jane:
- Te tregoje shumllojshmerine e menuse ne menyre elegante
- Ta beje te lehte per vizitorin te gjeje informacionin qe kerkon
Kriteret kryesore per nje website restoranti duhet te jete:
- Fotografi profesionale
- Shkrime te shkurtera por terheqese
- Akses te shpejte ne informacionin e tij si adresa, telefoni dhe oraret e sherbimit.
- Nje menu faqeje jo te nderlikuar per vizitoret.
- Rezervime online nese eshte e mundur
- Dhe butonat e rrjeteve tuaj sociale si twitter, facebook ose youtube.
Me poshte mund te shikoni 5 faqe interneti te ndryshme per restorante qe jane krijuar ne menyre profesionale per te patur nje inspirim para se te krijoni nje faqe per restorantin tuaj.
Olive Garden
Faqja e restorantit Olive Garden te ben te ndihesh i uritur me shikimin e pare. Me implementimin perfekt me slideshow te specialiteteve te restoratit ne qender te faqes. Nje tjeter arsye pse e ben kete faqe kaq te mire eshte sic e cekem edhe tek kriteret kryesore per nje faqe restoranti sic jane detajet e adreses dhe numri i telefonit e cila ben te mundur qe vizitoret e faqes mos te jene konfuz e te shkojne ne nenfaqe per te mare keto informata vitale. Ne webfaqen e Olive Garden keto kritere jane perdorur ne menyre perfekte.
Nuevo
Nje design me pamjen nga siper te nje tavoline e cila eshte me specialitetet e kesaj kuzhine meksikane.
Ruby Tuesday
Nje perdorim i mrekullueshem i fotove te specialiteteve te tyre. Duket shume qarte qe eshte perdorur nje teknike fotografie mjafte profesionale por edhe me nje teknike semiprofesionale ju mund te merrni ate qe deshironi per faqen e restorantit tuaj. Gjithashtu nje opsion per prenotim tavoline ne krye te faqes dhe perdorimi i rrjeteve sociale ne fund te faqes eshte nje bonus extra.
Backyard Burgers
Faqja e internetit te BackYard eshte nje tjeter ide gjeniale e llojit te vete. Kombinimi i ngjyrave si e zeza e bardha dhe portokalli bejne qe produktet qe ata ofrojne te dalin me ne dukje. Gjithashtu 3 kutite ne fund te faqes ne forme hamburgeri gjithashtu eshte nje gje tjeter qe duhet patur parasysh.
Tortillaz Grill
Perseri ketu mund te veme re rendesine e madhe qe kane fotografite profesionale te specialiteteve ne nje faqe interneti restoranti. Tortillaz Grill e perdor kete ne avantazh te saj duke perdorur fotografi ne gjeresi te plote te faqes. Poshte fotografise mund te shikoni nje thirrje si “Hungry? Why wait, Order Now.” Dhe kjo eshte nje shtyse perfekte per ti bere vizitoret tju marin ne telefon per porosite e tyre. Gjitashtu Tortillaz Grill ve ne pah profilet e tyre ne rrjetet sociale duke i lejuar vizitoret te ndjekin evenimentet e restorantit me lehte.
Normalisht per nje restorant faqja e internetit eshte pershtypja e pare rreth tij. Por nje faqe restoranti profesionale do te thote qe ajo nuk do te jete as pershtypja e fundit !