Emri im eshte Armando Boni por kur kam aplikuar per pashaporte ne vitin 2003 fale gabimit te punonjesve te komunes ma kane dhene çertifikaten me emrin Armand Boni dhe keshtu me ngeli emri me vone
Kam lindur dhe jam rritur ne Berat. Pasi mbarova arsimin e mesem isha ne dileme se cfare te studjoja ne universitet dhe pas disa keshillave prej mesuesve dhe familjes vendosa te studjoja mjeksi dhe per tja arritur ketij qellimi shkova ne Erciyes University . Pasi studjova mjeksi per 3 vjet e gjysem e kuptova qe mjeksia nuk ishte per mua, nuk mund te imagjinoja dot veten time si doktor ne te ardhmen.
Ndersa studjoja mjeksi me lindi nje kuriozitet i madh rreth botes se internetit, duke lexuar libra te shumte rreth elektronikes dhe web design-it , duke pare video te shumta rreth Web Design vazhdova te zhvilloj veten ne kete fushe. Me kalimin e kohes mora nje vendim radikal dhe vendosa te le mjeksine dhe te vazhdoj per Computer Engineering ne METU por kjo nuk u realizua dhe vendosa te vazhdoj studimet per Information Managment Ne Hacettepe University ne Ankara, Turqi.
Ne kohen e lire punoj kam punuar ne menyre te pavarur si Web Designer per kompani te shumta turke. Tani kam krijuar firmen time ne Ankara – Turqi. Per te pare me shume se cfare pune mund te bej mund te vizitoni faqen e Shërbimeve ose Portfolio .
Nje update pas shume vitesh: Ky shkrimi origjinal eshte shkruar ne vitin 2011 dhe ja ku jemi tani ne vitin 2023 . Ne 2018 vendosem (sebashku me familjen) qe te shperngulemi ne Britanine e madhe per nje te ardhme me te mire por duke mos i djegur te gjitha urat qe kishim lene pas ne Ankara, Turqi. Prej 2018 vazhdojme te jetojme dhe punoj ne qyteti e bukur bregdetar te Brighton ne firmen time Boni Technology Ltd.
Adash uroje te ejsh mire, duku dhe nga forumi im Forum-Al.com
Respekte !
Faleminderit per urimin. Keto kohe kam qene extremisht i zene me pune. Por shpresoj se kohen e duhur do e gjejme :)
Një Histori Frymëzuese, sinqerisht Armando të përgëzoj për gjithçka ke arritur.