8 Rregullat e arta per SEO Backlinks
|1. Perdorni fjale kyçe te ndryshem
Nje nga rregullat kryesor kur krijoni backlinks per faqen tuaj eshte te perdorni nje variete te gjere per keywords qe do i shtoni backlink. Ju mund te perdorni sinonime ose shkurtime te fjales kyçe. Si pershembull, “SEO” “Search Engine Optimization” “tutorial SEO” etj… Une asnjehere nuk perdor te njejten fjale me dhjetra here. Gjithmone mendoj per opsione te tjera fjalesh kyçe.
2. Perdorni fjalen kyçe kryesore me kujdes
Per tju shmangur denimeve per optimizim te ekzagjeruar perdorni fjalen kyce kryesore jo ne me shume se 25% te rasteve kur do i jepni backlink. Ne rastet e tjera mund te perdroni direkt emrin e faqes, linkun e faqes me http://wwww. ose terma si “Kliko ketu” .
3. Larmi ne llojin e backlinks
Nuk eshte aspak natyrale qe te gjithe backlinks te jene nga i njejti lloj webfaqesh. Mundohuni te merrni backlink ne webfaqen tuaj nga lloje te ndryshme faqesh si web 2.0, komunikata per shtyp, webfaqe normale si e juaja, faqe perpublikim de dosjeve pdf ose ppt etj…
4. Ngjashmeria eshte e rendesishme
Sa me shume backlinks nga faqe qe jane ne te njejten kategori dhe sektor me tuajin aq rezultate me te mira do keni ne SEO. Backlink nga faqe jo te ngjashme por qe kane nje artikull qe ka te beje me kategorine e faqes tuaj gjithashtu eshte i vlefshem.
4. Mos i dergoni te gjitha backlinks ne faqen kryesore
Per te luajtur nje loje te sigurte mundohuni qe ne faqen kryesore (balline) te dergoni jo me shume se 50% e backlinqeve total.
5. Perdorni trurin tuaj :)
Kur keni mundesi te merrni nje backlink me nje kualitet te larte atehere mund te perdorni fjalen tuaj kyce kryesore duke i dhene link faqes tuaj kryesore (ballines).
Kur keni mundesi te merrni nje backlink ne zakonshem (ne shumicen e rasteve keshtu jane mundesite) atehere perdorni ato qe kemi thene siper tek rregulli i dyte.
6. Mos i shmangni no-follow backlinks
Disa nga mundesite qe mund te perballeni mund te te ofrojne backlinks qe jane no-follow. Asnjehere mos i shmangni keto mundesi. Nje backlink eshte nje backlink dhe ne kete menyre profili i faqes tuaj do duket me i natyrshem dhe keshtu mund ti shmangeni denimeve prej mbi-optimizim.
7. Krijoni backlink ngadalë dhe vazhdimisht
Filloni te krijoni backlinks per faqen tuaj ngadale dhe nga pak vazhdimisht. Duke krijuaj backlinks mos harroni te monitoroni statistikat dhe renditjet e faqes tuaj dhe vazhdoni rrugen sipas gjendjes se faqes. Asnjehere mos krijoni me mijera backlinks per 1 jave dhe pastaj te beni 1 muaj pushim. Kjo nuk eshte aspak nje gje natyrale ne syte e google.
8. Rregulli i arte: Krijoni backlinks ne menyre natyrore
Te gjitha rregullat e mesiperm ju keshillojne te krijoni backlinks qe te duken sa me natyrore ne syte e google. Pra ky rregull eshte vetem nje permbledhje :) . Asnje prej jush nuk do donte nje menyre per te bere hile ne sistem sepse heret a vone hileja juaj do kuptohen prej google. Mundohuni te dukeni sa me natyrore dhe ne plan afatgjate ju do jeni i fituari.
Nese keni rregulla te tjera per te shtuar mos hezitoni te komentoni.