Albanian Airlines – Kompania Ajrore me e keqe qe ekziston ne Shqiperi
|
Ne 1 korrik kisha udhetimin tim te kthimit per ne Stanboll dhe sot, ne 30 qershor, mendova te shikoja dhe njehere orarin e nisjes se avionit ( ndonese e kisha te shkruar ne bilete) per te qene me i sigurte. Dhe cfare te shoh, neser nuk dukej asnje fluturim per ne Stanboll. Epo do kete ndonje gabim mendova dhe mora ne telefon numrin e telefonit i cili ishte shkruajtur ne fund te biletes qe me erdhi me email (e rezervova online me karte krediti).
Punonjesja e Albanian Airlines e cila ju pergjigj telefonit tim ishte shume per te deshiruar. Pa i degjuar akoma kerkesat dhe pyetjet e mia filloi te fliste dhe te me jepte informacione per te cilat nuk ja kisha nevojen. Me pas, pas shume mundimesh dhe lutje te miat qe te me degjonte ajo me tha qe kishte nje fluturim per ne Stanboll ne daten 2.
Biseda jone:
Une: Atehere a mund te fluturoj ne daten 2 per ne Stanboll?
Agjentja: Sigurisht?
Une: Me te njejten bilete?
Agjentja: Me jep numrin e referimit.
Une: RJUF7
Agjentja: Nuk ekziston ndonje numer bilete me kete numer referimi per fluturimin e rradhes.
Une: Ouuuuu, si do ja bej? Jam i sigurte qe kjo bilete funksionon sepse me te njejten bilete kam ardhur dhe ne shqiperi dhe ska asnje mundesi qe kjo bilete te mos funskionoj sepse eshte bilete vajtje-ardhje.
Agjentja: Nuk e di ( Nese nuk e di dhe ajo kush do e dije valle? Kot e kane vene ate numer telefoni tek ai email?) . Do blesh bilete tjeter.
Une: Mos flisni kot, une e kam bere njehere pagesen me karte krediti sepse e kam blere vajtje ardhje, nese kerkohet mund tju jap edhe te dhenat e transaksionit te kartes se kreditit).
Agjentja: Une jam thjesht nje agjente shitjeje, flisni me financen (mbydhet telefoni nga ana e saj)
Mbydhje telefoni pa pike respekti nga ana e saj. Nese ajo ka qene nje agjente e thjeshte lind pyetja Pse kjo kompani “prestigjoze” ne fund te emailit ku dergon bileta te vendos nje numer telefoni te nje agjente te thjeshte dhe jo nje numer telefoni per sherbimin ndaj klientit? Si shpjegohet kjo gje?
Pas mbydhjes se telefonit nga ana e saj mora ne telefon zyrat qendrore te Albanianit dhe kam arritur te mar ne telefon me shume se 30 here brenda 40 minutave mezi arriti dikush te pergjigjesh ne telefon. Pasi i tregova problemin asaj qe mu pergjigj pa me thene asnje gje, (si pershembull; zoteri prit pak ne linje) me la te prisja per me shume se 3 minuta ne linje. E mbydha telefonin dhe e mora perseri ne telefon dhe fatmiresisht kesaj here u pergjigj me zilen e pare. Atehere me drejtoi tek nje person tjeter qe e quanin Ana dhe Ana ka qene personi i vetem me te cilin mund te flisje si njeri. Me tha te prisja pak ne linje (per rreth 8 minuta kam pritur) dhe me tha qe une kisha te drejte dhe te dhenat e mia i futi ne listen e pasagjerve qe fluturojne diten e premte, data 2 Korrik. Gjithashtu Ana me kerkoi dhe falje (shume njerezore) per kete rremuje.
Ishte hera ime e pare dhe e fundit qe blija nje bilete me Albanian Airlines por here tjeter kurre me sdo udhetoj me kete kompani. Turkish Airlines mbetet #1 si ne sherbimin ndaj klientit po ashtu edhe ne oraret e fluturimeve.
Nese as ju nuk doni qe te keni probleme te tilla atehere rrini larg Albanian Airlines, nuk mban asnje cope te vogel nga Spirit of Albania !!!!
Update 2014: Falimentoi dhe kjo pseudo-kompani!
Pershendetje Armando:)
e di qe ne keto momente mund te kesh qen nervoz kur ke shkruajt artikullin.
por sbesoj se eshte dashur te besh kaq panik (: mjafton reklamimi qe i ke ber ne personat me te medhej te firmes. :) por gjithsesi spo flas per kompanin sepse nuk e kam provuar;)
pervecse asaj diten e fluturimit kishte 3 ore e 30 minuta vonese avioni dhe asnje njeri nuk te jepte nje shpjegim.
Nuk besoj se ka qene ne ‘panik’. Te ishte ndonje tjeter (sic jena msu ne andej) do i kishte permend kallashin ne telefon. Lezetshme kjo historia Armando, besoj ke qene duke u kthyer nga Web Day. :)
Po Hollow, sakte. Ka qene koha kur erdha ne shqiperi per webday :)
Pershendetje. Doja te dija ne ca viti ka ndodh kjo ? Flm
pershendetje Xheni, Kjo ka ndodhur vitin qe shkoi fund te qershorit. :)
Hahahaha, kam qeshur vertete me biseden qe paske bere me Agjenten per nje fare momenti po me dukej si anegdode nga ana juaj :P
Eshte per te rdhur keq Armando por kjo eshte e verteta lol :P
Pershendetje Armand!
Une jam klient i rregullt i Albanian Airlines, dhe pikerisht i linjes se Stambollit, ku te pakten e bej nje here muaj. Te garantoj personalisht qe nuk kam pasur probleme me kete kompani, ashtu sic mund te te garantoj qe kompania tjeter rivale Belleair ka nje mije e nje te zeza. Dhe per kete mund te kem dyshimet e mia qe shkrimi yt mund te jete dhe nje antireklame kunder Albanian Airlines.
PS. shkruhet mbylle dhe jo mbydhe.
Te uroj shendet!
Nuk eshte aspak anti-reklame, per kete te jesh i sigurte. Turkish Airlines eshte nje nga kompanite me te medha ne bote, ska nevoje per reklamen time. Por une kam shkruajtur ate qe me ka ndodhur. Juve personalisht ndoshta nuk ju ka ndodhur por mua PO.
Plus nje shokut tjeter qe jetoj bashke ne ankara mbaj mend qe para 2 vjetesh ka ndejtur ne hotel ne Istanbul per fajin e Albanian Airlines. U nis nga ankaraja per ne stanboll diten e fluturimit dhe kur shkon atje e informojne se fluturimi ishte shtyre per nje dite me vone ( siduket nuk ishin plotesuar numri i pasagjereve :D ). Mirepo ky person kishte prenotuar bileten me albanianin rreth 10 dite perpara, pertonin ata ta informonin duke e mar ne telefon?? Çfaj kishte ky te rrinte ne hotel nje nate per qejfin e Albanianit? Aaaaa, mos te harrojme, ai zgjodhi albanianin perkundrejt turkish per vet faktin qe ishte me lire por duke ndejtur nje nate ne hotel ne stanboll (ndoshta meqenese qenke i rregullt duhet ta dish qe cmimet variojne nga minimumi 80$ nata !!!! ) i shkoi me shtrenjte se me Turkish.
PS. me aq nerva sa kam patur ne kohen qe e kam shkruajtur gabimet jane mese njerezore, flm per keshillen.
Gjithe te mirat .
This is Albania :P
Gjerat kan filluar te permisohen Dukshem.
Suksese!