Si mund te fitoni deri ne 5000$ ne muaj me Adsense
|Pershendetje,
Ky eshte shkrimi im i pare ne blogun tim personal (faktikisht eshte i publikuar prej meje para me shume se dy muajsh ne webmaster.al) . Me uroni sukses .
Atehere po fillojme :)
Gjerat qe na duhen :
- Nje sasi parash, rreth 400$ per te rregjistruar 50 domaine, rreth 1000$ per C-Class Ip hosting, dhe rreth 500$ per artikuj.
- Nje account tek Keyword Country per te bere keyword research. Ose mund te beni keyword research me ndonje menyre tjeter!
- C-Class IP Hosting. Te gjitha domainet do jene ne nje host por ne IP te ndryshme
- Nje dije minimale te anglishtes.
Atehere cdo bejme?
Neqoftese ato siper i mblidhni bashke mund tju lindi ndonje ide por une me mire po e shkruaj poshte gjate e gjate .
Do blejme 50 domaine mirepo mund te lindi pyetja se cfare domainesh do blejme. Duke perdorur keyword coutry do kerkojme fjale/grupe fjalesh qe kerkohen shume ne google, per cdo klikim japin shume $ dhe qe skane shume rival ne google qe mund te dalesh lehte ne faqen e pare e pse jo te jesh #1 per ate fjale/grupe fjalesh.
Mirepo pse 50 domaine/website ? Ideja eshte kjo. Ne morem nje hosting ku cdo domain do jete ne IP te ndryshem dhe keto website i ndajme ne tre grupe dhe ketyre grupeve po i quajme A B C .
Keywordcountry per cfare na hyn ne pune ?
Atehere futemi tek keywordcountry.com dhe per perdorim nje javorsh mund ta marrim dhe ta perdorim kete program perkundrejt 30-40$ ( mund ta perdorni dhe verisonin falas, vetem se do te rregjistroheni. Atehere si do ta perdorim ? Shkojme tek keyword coutry dhe shkruajme nje fjale pershembull ”car rental”. Keyword country do ju japi te dhenat e ”car rental” dhe grupe te ngjashme fjalesh si miami cheap car rental, florida expensive rental car, cheap and quality rent a car . Si pershembull, sa here kerkohet ne muaj, sa jep afersisht per cdo klikim, sa rival ka ne motoret e kerkimit etc etc….
Atehere i gjetem 50 fjale/grupe fjalesh qe kerkohen shume por qe skane rival ne google dhe per per cdo klikim japin goxha para.
Pse po marrim pikerisht 50 domaine ?
i gjetem 50 fjale si ato me siper dhe atehere marrim domainet si keto poshte
miamicheapcarrental.com
floridaexpensivecars.net
cheapandqualityrentacar.org
Ne qofte se e vini re domainet jane mar pikerish sipas grupit te fjaleve qe gjetem.
I blejme domainet dhe te gjitha keto i bejme host tek C Class hosting qe kemi blere.
Pse ne IP te ndryshme eshte nje pyetje qe mund te pyesni ? Kjo eshte per arsye te SEO. Sepse te gjithe e dine qe nese backlink nga i njejti IP eshte i pavlefshem ne syte e google.
Atehere i ndajme domainet ne tre grupe A b C ( 50/3)
A >>>> B
B >>>> C
C >>>> A
Formohet nje 3 ways links ne forme rrethi domethene domainet tek grupi A lidhin domainet tek grupi B, ato te B japin link grupit C dhe ato te grupi C i japin link domaineve tek grupi A.
Sipas mendimeve te mia nje domain qe ka backllink prej 17 domaineve me permbajtje te njejte ne updatin e rradhes te google page rank fiton e pakta PR2.
Atehere si do shkruaj une artikuj ne keto website? Une sdi aq mire anglisht! Skam as kohe.
Atehere ne kete rast kalojme tek Plani B. Nga freelancer.com mund te gjeni persona qe shkruajne artikuj prej 250-300 flajesh per nje shume me pak se 1$ ( une i kam gjetur me 0.7$ ) keta persona mund te jene indiane ose Pakistanez. Disa prej atyre punojne shume mire dhe kane nje njohuri te mire te gjuhes angleze.
Sa do pagujme ne ata per kete pune?
Siç e thashe me siper, mund ti paguani per 300 artikuj ne muaj per nje shume rreth 250$ ( per cdo website 6 artikuj ne muaj eshte mjaft ). Pagesen mund ta beni me Paypal ose Karte Krediti.
Shume mire deri ketu, por me gjithe keto shpenzime, sa do fitojme ?
Atehere te ulemi e te flasim shkoqur. kemi ne dore nje mini network me 50 website.
Duke perdorur keyword country ne do zgjedhim fjalet qe kerkohen shume dhe kane pak rivalitet. Dhe nese i bejme hesapet si me poshte
Neqoftese nga cdo website kemi 100 vizitore ne dite; 50 x 100 = 5.000 vizitore ditor.
Neqoftese ne cdo website kemi nje perqindje klikimi tek 5%; 5% e 5.000 = 250 klikime
Neqoftese ne cdo klikim nuk marim 3-4 dolar por vetem 50 cent; 125 dollar (ditor)
31 dite x 125$ = 3.878$ ne muaj
Pak me pare e thame qe duke forcuar njera tjetren keto website mund te shkojne deri tek PR3-PR4. Atehere nuk mund te shesim link?
Tek webmaster.al link mund te blesh me 4 WM$ :P por tek digital points forums per nje link ne website car rental pr3 ose pr4 cdokush mund te jepte 20$ ne muaj.
Ne cdo website te shisni vetem nje link me nje cmim mujor 20$ i bie te fitoni 1000$ ne muaj .
Do thoni ju, je nje person qe shikon endrra, po sikur pos te marresh 5% klikime dhe po sikur pos te behen websitet PR4 ?? Atehere me vjen keq por po ju them qe ju jeni shume pesimista. Sipas llogaritmes se Google dhe sipas pervojes time nuk ka asnje arsye pse mos te marresh 5% klikime dhe websitet mos te behen e pakta PR2 ose PR3.
Po neqofte se google adsense me ben BAN?
Perse tju bej ban kur ju sdo beni asnje hile ? Gjithashtu me nje permbajtje websiti ne anglisht mund te merrni reklama edhe nga ad networks te tjere, nuk eshte vetem google adsense ne kete fushe.
Gjithashtu nese e vini re tek Digital points websitet shiten me nje cmim fitim mujor te pakten X6 qe do te thote qe nese websitet tuaja kane nje fitim mujor prej 5.000$ ju mund ta shisni gjithe sistemin per me shume se 30.000$
Shpenzimet
- C Class IP Hosting rreth tek 1200$
- 50 domaine per rreth 400$
- Cdo muaj 300$ per artikujt.
- 30-40$ Pagese per programe si keyword coutry.
Ne do fillojme te fitojme jo direkt sa te behen domainet por sa te ulet pak baza e tyre dhe sa te fillojne te fitojne nga 100 vizitor nga google ne dite duhet te kalojne e pakta 2 muaj. domethene ju do filloni te fitoni pas 2 muaj perafersisht.
SHpenzimet totale si fillim mund te jene rreth tek 2500$ por me kalimin e kohes do i rifitoni ato leke + do fitoni me shume.
nese keni dicka per te shtuar mos hezitoni te shkruani komente.
Update: Disa persona me pyeten nese une e kam provuar vete kete metod. Po, e kam filluar vete para 2-3 muajve por me mori kohe 1 muaj per ti rregulluar te 50 websitet per ti hedh online dhe keto kohet e fundit skam patur mundesi shume te punoj me to per disa arye personale, pra nuk po fitoj aq sa e kam dhogaritur por me pak se aq.
Shembull websites te thjeshta qe kam krijuar per kete pune mund te shikoni
- http://allinclusiveholidaypackages.com/
- http://honeymoontrips.org/
- http://cheapholidaysinspain.org/
Shume falimnderit per kete artikull, intersant si nuk e paskam pare tek WM.Al.
P.S Shiko ke nje gabim “Skam as hohe.”
tek webmaster.al eshte tek nenforumi VIP dhe nuk mund ta shohin te gjithe. Atje ka goxha e-book interesant dhe per mendimin tim ja vlen te marresh paketen VIP. Faleminderit gjithashtu edhe per korrigjimin.
ps. mu duk sikur i bera reklame (: .
interesante por nuk te duket si guide pak e shtrenjte? nese do te kishin 2000$ per te investuar online njerezit mund te benin investime shume me te mira…
gjithsesi me pelqen menyra sesi e ke shkruar dhe te pergezoj :)
Faleminderit Joni,
Sigurisht qe eshte “pak” e shtrenjte por eshte nje investim qe te pakten me humbje sdel, gjitmone sipas mendimit tim sigurisht.
Pershendetje Armando,
Te falenderoj per artikullin, e ke provuar ti kete metod ?
me pelqen ideja. doja te dija nese e ke provuar ti dicka te tille?
Sigurisht qe e kam provuar, me kane pyetur disa persona dhe pergjigjen e kam dhene ne fund te artikullit ne nje update te vogel :)
Pershendetje, pergezime per idene, edhe pse e kam lexuar edhe me heret.
Si ide eshte e mire, po kjo ndarja duhet te behet ne me shume grupe, shembull te faqet tua sepaku te dyfishosh grupet se me 17 linqe jashte faqes ulet pak vlera si e faqes ashtu edhe e renditjes se faqes ne motoret e kerkimit.
Faleminderit Atdhe, pikerisht kete po mendoja dhe une keto kohet e fundit, ti ndaja nga 10 website per cdo grup. Akoma jam ne fazen e testimit atje dhe nese nuk ecen me 17 atehere do e bej me 10 website cdo grup.
Shkrim interesant, dhe te pegezoj qe e ke share me vizitoret tuaj.
Artikulli ishte shume informative.
Rrespekte
shefdomi
Artikulli me i mire qe kam lexuar.
Pergezime per kete ide briliante.
Te uroj suksese te metutjeshme
Faleminderit per urimin Daki.
Kjo s’punon more shoko. Google i urren websites me pak faqe dhe me artikuj kot, heret ose vone te kepusin. Me mire 2-3 domaina te mire qe i ke gjithmone dhe punon ne ta. Google ‘Made for Adense sites’
pershendetje Landi,
ne asnje vend me siper nuk kam thene qe faqet do jene me pak artikuj dhe me artikuj kot ? te pakten 7-8 artikuj shtohen ne muaj ( nje numer normal per nje blog ) ne cdo faqe dhe artikujt nuk jane kot ose te kopjuar, jane unike dhe te shkruajtur nga vete une ose nje person qe njoh qe studion ne Danimarke.
Armando, mbasi po thu qe mundesh ti fitosh. A mundesh me i kry krejt ti kto pune, un me investu 2000 euro ( nqofse deshton mi kthen gjysen ). ??
2000EU nuk del vetem per investimin, mos te llogarise ketu punen time qe mund te vleje me shume se aq. Llogarite e tjera beji ti :)
hi armando dua nje mendim tendin mu google ads me ka ber disabled dhe dua ta di si mund ta kthej at account un prap mund te me tregojsh e ben nje nder te madh me kontak ne msn te paguaj
Sbesoj se mundesh. duhet te aplikosh perseri me emer-adrese- llogari bankare tjeter.
Hey Armando , faliminderit per artikullin .
Kam disa pyetje , ti thua qe kur te grumbullohen te gjitha web faqet pra te 50etat behen 5.000 vizita ditore , a mun te fitoi une me nje faqe qe ka p.sh 6000-7000 vizitor ditor nga amerika , britania, gjermanija , keywordi ka 1.25$ perafersisht per klikim .
keywordi ka 1.25$ qe i japin reklamdhenesit ne adwords, nuk eshte shuma qe mer ti per klikim, ju merrni afersisht %60 te shumes. Problemi tjeter eshte cilesia e vizitoreve. do ishte shuuuuuuume me mire te te vinin 3000 vizitore nga google se sa te vinin 5000 vizitore nga facebook. Sepse tani adsense ka vendosur te tregoje reklama jo vetem ne varesi te permbajtjes se faqes por edhe ne varesi te cookies te vizitoreve. dhe nese nje vizitor para se te vij tek faqja jote ka luajtur ndonje flash game atehere edhe pse ti mund te kesh nje faqe ne lidhje me car rental atij do i dali perseri reklama me flash games.
derisa na tregoni keto gjera ka dikush qe e ka provuar ket menyr dhe ka fituar
Une vet personalisht e kam provuar?. Kam arritur deri tek 80+ $ ne dite dhe cdo dite rritesh edhe me shume kur papritur seo-hosting ku kisha websitet nxori probleme dhe me shume faqet rinin offline se sa online. dhe per kete arsye rane perseri nga renditja ne google search.
Nese ke arrit me i fitu 80$ ne dite ne fund te muajit se bashku do te bejne 2400$, + cdo dite shkon duke u rritur duke u bere me i klikuar, 2400$ d.m.th = 1763 Euro, e shpreh ne Euro sepse une nga Kosova jam, ta zeme 763 Euro i ke shpenzime edhe pse shpenzime ke me pak ti po fiton 1000 Euro, dhe e di sa jane 1000 Euro, nje page e Profesorit ne Universitetin e Prishtines, + ti i fiton ato para 10-fish me lehte Respekt per TY.
Faleminderit. Per faj te firmes seo-host websitet paten probleme, shumicen e kohes nuk ishin ON dhe keshtu qe rane nga ajo renditje. dhe pse ndryshova hostin me vone me iku ai qejf qe te rifilloja perseri.
psh ,shkrim shume interesant se po kerkoja ne internet per keto pune ,te uroj te shkoje mbare dhe flm qe e ke ndare me vizitoret idene tende .por dicka me ben pershtypje ,dizanji i faqeve ,ai kerkon shume pune apo jo ? faqet ti i le te thjeshta ?cfare artikujsh fut en faqe ? kohet e fundit shume faqe jane hapur ne shqiperi me filma ,sa mund te fitoje nje faqe me 1000 vizitore ne dite ?
Pershendetje Deni,
Dizajni i faqeve varet se per cfare jane ato faqe, nese eshte nje faqe si ato qe dhashe si shembull larte, faqe Made For Adsense atehere ske pse i ben komplekse, sa me te thjeshta aq me mire. Nese do nje faqe me filma atehere dizajni duhet te jete me kompleks dhe te jete User Friendly. Tani se sa leke mund te fitosh nga 1000 vizitore varet se cfare lloji reklame perdor dhe se sa besnike jane keta vizitore.
PS. Nese keni ndermend per nje design per faqe me filma kam dicka shume ndryshe nga ato qe ju jeni mesuar dhe eshte Custom Made :)
po ket teorine tende me 50 domain e ke vu ne prove? apo kot muhabet shqiptaresh. sipas teorise tende te gjithe do u boken me lek. mire qe na the.
Sigurisht qe e kam bere prove. dhe pas 3-4 muajsh ka arritur ne piken qe donte por pas kesaj pata problem me hosting dhe me iku ai vullnet per te vazhduar dhe me shume se ngjysma e faqeve jane shitur tek webmastera shqiptare dhe atyre po u ecen mire…
Un kam provuar disa her qe te regjistrohem ne adsense me blogerin tim kam degjuar se duhet ti keni mbi 100 views ne bloger dhe je i regjistruar por eshte hera e 4 qe provoj nuk kam mund me u regjistru a kishe mujt mem ndihmu.
Ndoshta ky diskutim ësht bër shum më herët e un po kyçem me vonesë në të po deshta t’bëj vetëm një pyetje në qoftëse më lejoet..
Siç e ke cekur edhe vetë arsya pse ka ngecur ky proekt i yti është Hosti. Un pyes a do ishte i suksesshëm ky projekt nëse ato 50 faqe i regjistroj në blogspot dhe kshtu nuk do kisha nevoj të paguaj as host e as domain ?..
Projekti nuk ka ngecur per faj te hostit :)
Ideaja e SEO hosting eshte per te patur domainet ne IP te ndryshem
Super postim Armando! Flm që e shpërndave me ne gjithë këtë informacion të vlefshëm!