Web Design ne 2 aspekte te ndryshme

Web Design ne 2 aspekte te ndryshme
Web Design ne 2 aspekte te ndryshme

Kur bëhet fjalë për web design fjala e parë që të vjen në mendje është fjala “sukses”. Por nje website nuk mund të arrije sukses vetem me designin e saj. Ka shume faktore të tjere sic është SEO dhe Social Media dhe keto faktore jane hapat e pare të nje faqe interneti per të qene e suksesshme.Në shqiperi shume firma akoma nuk e dine se cfare është Web 2.0 kur bota po perparon në Web 3.0 . Gjithashtu në Shqiperi është per të ardhur keq por akoma ka nga ata qe e quajne veten webdesigner dhe perdorin template të gatshme. Në vezhdim të ketij shkrimit do ju flas per pikat kyçe qe duhet të dini ju si kompani kur porosisni nje design per faqen e internetit të biznesit tuaj. Gjithashtu do flas edhe per pikat kyçe qe mund të ndjek nje web designer per të kenaqur klientin e tij sa më shume.

Para se të fillojme të shpjegojme rreth ketyre pikave kyçe do doja të shpjegoja se çdo të thote web 2.0 dhe web 3.0

Web 1.0 : është web i tipit monolog, ku kemi vetem nje publikues dhe shume lexues.

Web 2.0 : është web i tipin interaktiv. Kur vizitoret mund të kontribuojne në permbajtjen e websitit. Në kete mund të futim, blogjet, forumet, rrjetet shoqerore etj etj.

Web 3.0: është tipi i webit “inteligjent”. Se shpejti do kemi nje bote interneti të personalizuar per cdo vizitor dhe aplikacionet e faqeve do jene akoma më inteligjente duke e njohur vizitorin nga shume të dhena si cookies, etj etj.

Tani le ti kthehemi shpjegimit të pikave kyçe qe duhet të dije nje kompani dhe nje web designer.

Pikat kyçe per nje web designer

  • Duhet të merrni të gjitha detajet nga ai qe ju kerkon ti beni nje web design.
  • Te gjitha të dhenat dhe detajet qe merrni duhet ti hidhni në nje flowchart dhe ti analizoni me perpikmeri.
  • Duhet të merrni dije paraprake rreth permabjtjes si photo, text apo video dhe të flisni gjithashtu per të drejtat e autorit (nese keto materiale kane të drejta të autorit).
  • Punoni në nje strukture kodimi dhe designi të tille qe modifikimet dhe rrishikimet në të ardhmen të behen kollaj.
  • Kini kujdes dhe të beni nje kodim në standartet  e W3C.
  • Duhet të keni dije të pergjithshme rreth SEO dhe të beni nje design duke patur edhe SEO në mendje.
  • Perdori Rrjetet shoqerore në të gjitha faqet, në kete menyrë njerezit mund të ndajne me shoqerine e tyre ate faqe qe pelqejne..
  • Duhet të keni kujdes në shpejtesine e websitit. Optimizoni fotot në menyre qe faqja të hapet sa më shpejt. Askush nuk pelqen të presi 1 minute per tu hapur ajo faqe.
  • Kodimi beheni në ate menyre qe të duket në rregull në të gjithe shfletuesit kryesore si internet explorer, firefox dhe chrome.
  • Menuja ose ndryshe navigimi duhet të jete i lehte per vizitorin.
  • Vendosni nje motor kerkimi në nje vend të dukshem në website, vizitori duhet të arrije në ato informacione qe kerkon në menyre të shpejte dhe efikase.
  • Vendosni nje harte në website qe vizitori të kete mundesi të arrij drejt e tek ai sherbim apo produkt qe atij i intereson.

Pikat kyçe per nje kompani

  • Vendosni se çfare doni dhe gjithashtu studjoni faqet e rivaleve tuaj.
  • Mos harroni qe sa me kualitet të larte të jene fotot dhe videot aq më mire do duken në faqen tuaj.
  • Takohuni me firmen ose personin qe do bej designin e faqes tuaj dhe flisni të gjitha detajet..
  • Duhet të kontrolloni referencat qe ai person ose firme ka, mundesisht i verifikoni ato me ane të emailit ose telefonit .
  • Firmosni nje kontrate të shkruar me ate firme ose person qe vendosni të punoni qe të keni cdo gje të garantuar sipas ligjeve.
  • Kur puna tju jete dorezuar kontrollojeni edhe në detajet më të hollesishme.
  • Duke menduar dhe të ardhmen e faqes se internetit të biznessin tuaj vendosni nese duhet të jete statike apo dinamike.
  • Kerkoni nje faqe të optimizuar per motoret e kerkimit.
  • Preferoni të perdorin teknologjite më të fundit të kodimit në faqen tuaj.
  • Nese faqja juaj ka panel kontrolli në dorezimin e websitit kerkoni manual perdorimi të ketij paneli kontrolli.

Ju çfare mendoni. Çfare duhet të shtoj më shume në keto pika? Ju lutem i sqaroni duke komentuar më poshtë.

10 Comments

Leave a Reply to Bafti ZeqiriCancel reply

| Electrical Services Hertfordshire