Çfare është E-Commerce?

e-commerce dyqan virtual - online shopping

E-commerce ose siç dihet ndryshe edhe dyqan online bën të mundur promovimin dhe marketingun e produkteve dhe shërbimeve të institucioneve, kompanive dhe organizatave të të gjitha madhësive në internet.

Falë E-Commerce, me nje buxhet fare të vogel dhe me shifra ekonomike, ju mund të arrini me miliona përdorues të internetit të cilet përbëjnë fuqine blerëse të produkteve ose shërbimeve tuaja. Juve nuk ju mbetet gjë tjeter veçse të menaxhoni jo me shumë mund këtë dyqan virtual gjigand.

Veçoritë e dyqanit tuaj virtual

  • Menaxhimi i produkteve online
    Mund të listoni ose të shtoni produkte në dyqanin tuaj sa të dëshironi. Editori i thjeshtë në panelin e kontrollit jua lehteson punën, nuk keni pse të mësoni gjuhë si HTML apo CSS për të shtuar produkte në dyanin tuaj virtual.
  • Menaxhim ulje çmimesh
    Mund të menaxhoni uljet e cmimeve në përqindje ose në tarifa fikse, për një kohë të caktuar ose përgjithmonë në një mënyre shumë të lehtë. Produktet që u eshte bërë ulje çmimi mund të shfaqen dhe në një kategori te veçantë, vetëm për produktet me ulje çmimi.
  • Bazament elastik dhe i qendrueshëm në të njëjtën kohe
    Nuk ka problem se çfarë produktesh shisni ju, kompjutera, veshje, elektronike, apo edhe produkte jo fizike që shkarkohen në kompjuter, atë dyqan virtual qe ne ju ndertojme është multi-funksional dhe mund ta përdorni për të gjitha kërkesat. Mund të shisni edhe 10 produkte edhe 10.000 produkte, me bazamentin e tij të qendrueshem menaxhimi i produkteve është fare i lehtë.
  • Sistem për rregjistrimin e klienteles
    Të gjitha të dhënat spesifike të klienteles tuaj rregjistrohen në bazën e te dhënave. Gjithashtu ju mund te ndiqni te gjitha lëvizjet e klientit në dyqanin tuaj virtual.
  • Menaxhim i shitjeve online
    Shitjet në dyqanin tuaj mund ti ndiqni në mënyrë momentale dhe nga sistemi i dyqanit tuaj virtual mund ti dergoni direkt email klientit ku mund të këtë informacione në lidhje me blerjen e tij.
  • Dërgimi i Email
    Klientëve tuaj mund ti dërgoni veç e veç ose të gjithëve njëheresh emaile rreth ndonjë oferte qe keni, rreth gjëndjes se shitjeve të tyre (në paketim, u dorezua në poste, produkti ju dorëzua klientit etj etj). Përmbajtjen e këtyre emaileve mund ta editoni fare lehtë nga panëli i kontrollit të dyqanit tuaj virtual.
  • Një rrjet të gjërë opsionësh pagimi
    Klientët janë te lirë të zgjedhin mënyren e tyre të pagesës me transferte bankare ose kartë krediti. Gjithashtu mund të paguajnë edhe me mënyren e pagesës më të përdorueshme online, paypal.
  • Shopping i sigurtë
    Nëse do përdori opsionin me karte krediti atëhere ju do keni një çertifikate SSL private dhe të dhënat e kartes së kreditit të klientit asnjëhere nuk do rregjistrohen në database dhe asnjëhere nuk mund te shihen nga persona të trete. Çmimi i Çerfifikates SSL është  i përfshire në paketën fillestare.
  • Menaxhim i kategorive
    Pa qënë nevoja të keni dije teknike rreth kodimit dhe ndertimit të nje faqe interneti ju mund të shtoni kategori dhe nënkategori sipas dëshirës vetëm me 3 klikime.
  • Menaxhimi i Markave
    Mund të shtoni produkte pa limit sipas dëshires suaj dhe ketyre produkteve përveç kategorive mund ti vendosi edhe marken që i perket. Keshtu që klientët do e kenë më të lehtë te blejnë vetëm prodhime të një marke të caktuar duke zgjedhur opsionin që në ekran të dalin vetem produktet e markes se paracaktuar.
  • Menaxhim i faqeve dhe nënfaqeve
    Faqet e brëndshme të dyqanit tuaj mund ti përgatisni direkt nga paneli i kontrollit me një editor online i cili nuk kërkon dije në teknologjine e kodimit.
  • Përdorimi i disa valutave në të njëjtën kohe
    Çmimet e produkteve tuaja mund ti shfaqni në sa valuta të doni. Thjesht nga paneli i kontrollit shtoni valutën që doni dhe kursin e këmbimit. Nuk ka nevojë për dije në javascript apo ajax, çdo gjë bëhet nga paneli i kontrollit.
  • Veçoritë e produkteve
    Nga kontrolli i panelit produkteve tuaja mund ti shtoni veçori si ngjyrë, madhësi, gjërësi ose peshë. Mund ti shtoni çfarëdo lloj veçorie, është e limituar vetëm nga imagjinata juaj. Sipas veçorive mund të rregulloni dhe numrin e tyre në stok.
  • Komentet e klientëve
    Në faqen e produkteve klientët mund të lënë komentet dhe përshtypjet e tyre rreth produktit apo shërbimit që ju ofroni. Kështu që edhe klienti potencial në të ardhme vendos të blejë atë produkt ose shërbim pa ndrojtje nëse komentet e blerësve të mëparshëm janë pozitive.
  • Backup online
    Vetëm me 2 klikime nga paneli i kontrollit mund të ruani një backup (rezervë) të faqes tuaj dhe nëse ndodh ndonjë problem me hosting atëhere me 2 klikime të tjera ju ktheni mbrapsht backupin (rezervën) e vjetër.
  • Menaxhim i postes
    Mund të menaxhoni kostot e postës dhe kargos sipas peshës ose madhësisë së produktit që ju ofroni.
  • Ndekje e gjëndjes në Stok
    Nëse doni mund të bëni ndjekjen e gjëndjes në stok. Nëse një produkt në stok është 0 atëherë asnjë klient nuk mund të blejë atë produkt. Kështu ju nuk do jeni i detyruar për të kthyer pagesa mbrapsht për ato produkte që smund ti dërgoni klientit.
  • Urime për Ditëlindjen
    Klientëve tuaj atë ditë ose 2-3 ditë më parë mund ti dërgoni një mesazh automatik për një ofertë të veçantë për të. Duke i uruar ditëlindjen mund ti ofroni një ulje cmimi si dhuratë për ditëlindje. Ide gjeniale për të mbajtuar klientelën tuaj sa më afer.

Dhe shumë opsione të tjera që smund ti shkruajmë ketu janë ne kete oferte. Po ju themi që smund ti shkruajmë këtu sepse si është edhe ajo fjala e vjetër kineze ‘1 pikturë flet më shumë se 1000 fjalë’. Kështu është dhe kjo ofertë, duke e pare atë në funksion ju mund të keni një ide më te qartë rreth dyqanit tuaj virtual në të ardhmen.  Nëse dhe ju do të dëshironit të kishit një dyqan virtual tuajin Kontakto Armando Boni .