Emri im eshte Armando Boni por kur kam aplikuar per pashaporte ne vitin 2003 fale gabimit te punonjesve te komunes ma kane dhene çertifikaten me emrin Armand Boni dhe keshtu me ngeli emri me vone ![]()
Kam lindur dhe jam rritur ne Berat. Pasi mbarova arsimin e mesem isha ne dileme se cfare te studjoja ne universitet dhe pas disa keshillave prej mesuesve dhe familjes vendosa te studjoja mjeksi dhe per tja arritur ketij qellimi shkova ne Erciyes University . Pasi studjova mjeksi per 3 vjet e gjysem e kuptova qe mjeksia nuk ishte per mua, nuk mund te imagjinoja dot veten time si doktor ne te ardhmen.
Ndersa studjoja mjeksi me lindi nje kuriozitet i madh rreth botes se internetit, duke lexuar libra elektronike te shumte dhe duke pare video te shumta rreth Web Design vazhdova te zhvilloj veten ne kete fushe. Me kalimin e kohes mora nje vendim radikal dhe vendosa te le mjeksine dhe te vazhdoj per Computer Engineering ne METU por kjo nuk u realizua dhe vendosa tre vazhdoj studimet per Information Managment Ne Hacettepe University ne Ankara, Turqi.
Ne kohen e lire punoj ne menyre te pavarur si Web Designer per kompani te shumta turke. Per te pare me shume se cfare pune mund te bej mund te vizitoni Services .


