ja na iku dhe Webday 2010 Tirana :)

web day tirana 2010
web day tirana 2010

Ne takimin e vjetshem te Webday nuk kisha mundesi te shkoja por kete vit jam ne shqiperi dhe kisha rastin me te mire per te marre pjese ne kete takim me webmasterat shqiptar :) .

Organizimi me pelqeu, duke marre parasysh shume faktore te ndryshem qe ndikojne per keq tek te tilla organizime ketu ato faktore ishin ne bazen minimale. Bravo Jonian Dervishit (me duket se ai ishte organizatori kryesor).

Tani le te flas pak per pershtypjet qe me la programi;

Programi ne pamje te pare dukesh me tema goxha interesante por me se shumti une isha i interesuar per “Puna si Freelancer” nga Gjergji Kokushta prezantimin e te cilit mund ta gjeni ketu dhe SEO nga Albin Malelli.

Doja te shkruaja edhe dicka ne pergjithesi per temat e tjera qe u diskutuan, duke e zene nga fillimi.

Gjergji Kokushta ka bere nje prezantim super te denje per webday dhe me ka inforumuar per disa pika qe nuk i kisha te qarta dhe e falenderoj per kete.

Ervis Tusha perseri ka folur goxha mire por shume gjera ne personal security i anashkaloi duke folur me shume pergjithesisht.

Vigan Vllahinja foli per CPAlead por edhe ai foli shume siperfaqsor duke dhene vetem nje shembull te vetem mbi youtube dhe e kaloi thjesht me dy fjali temen qe trajtonte modifikimin e widgets qe te jete sa me e ngjashme me design’in e faqes (gje shume e rendesishme per sukses me CPALead. Per ata qe kane merak se kush eshte Vigani .

Joni, ahh Joni aaahh. Ketij do i ndaja pjesen me te madhe te shkrimit por akoma si kam permbledhur ne koke te gjitha qe kisha per te shkruajtur per Jonin, sapo erdha nga Tirana. Joni donte te prezantonte Ditari por nje mosdegjim i fjales deri ne fund ose si ta them tjeter, “nje mosrespektim” per te nga disa anetar qe nuk i njihja Joni e la llafin pergjysme.  Ideja e Jonit per te krijuar nje CMS si Ditari mund te mos ishte nje gje e re, por ai e prezantoi ate duke cekur se sa i thjeshte ishte perdorimi dhe kerkoi prej nesh qe te jepnim kontributin tone per ta zhvilluar akoma me shume kete CMS te sapolindur qe te ishte krenaria e programuesve shqiptar. Por Joni pa e mbaruar fjalen e nderprene pa te drejte dhe filloi debati se nuk mund te sfidonim WordPress (kur as Joni s’kishte ndonje qellim te tille). Ne ndoshta nuk ja kemi haberin nga programimi por fare mire mund te japin kontributin tone per ta testuar ate dhe te raportonim per cfaredo lloj gabimi qe mund te shfaqi Ditari si CMS. I uroj sukses Jonit, dukej djal goxha energjik dhe ambicioz.

Flamur Mavraj nga OXODesign foli ne per te rejat e PHP dhe ishte nje prezantim goxha i kendshem ndonese disahere kisha veshtiresi ne te kuptuarin e gjuhes :)

Prezantimi i Baki Goxhaj ne lidhje me ndertimin e faqeve me wordpress me pelqeu por mund te behej edhe me shume ne kete drejtim. Une vete jam nje nga fansat e flakte te WordPress dhe mendoj qe pjesmarrsit mund te informoheshin akoma me shume per ndertimin e faqeve me wordpress. Gjithesesi e falenderoj Baki Goxhaj per punen e bere me shembullin e owsh.org  , me pelqeu si ide  :) .

Albin Malelli, ka folur shume qarte rreth SEO dhe ka dhene ide konkrete, nuk kam se cte shtoj me shume per te , vecse i them faleminderit. Por kisha dicka per te shtuar rreth seo friendly URL. Tek disa ne fillim filloi nje debat i vogel rreth SEO friendly URL dhe disa gjera nuk ishin te dretja. Nuk ka te beje SEO friendly URL me kollajshmerine per ti thene dikujt ne telefon nje adrese interneti por ka te beje me ate qe lexojne robotat. Cdo webmaster qe e ka pak idene e SEO duhet te dije qe per te patur nje sukses duhet qe fjala kyce te jete ne ne titull, ne url, ne description, ne keywords dhe ne H1,H2 ose H3 tags po pati mundesi dhe gjitashtu dhe ne permbajtje. Domethene, nuk eshte njelloj si p=56 dhe webday10tirane.html .

Pa e mbydhur kete shkrim do doja te falenderoja dhe une nga ana ime Universitetin Planetar te Tiranes per ambjentet e rehatshme qe na ofroi per kete dite te bukur me webmasterat shqiptar. Uroj qe vitin e ardhshem te takohemi perseri me ide te reja dhe me ndonje projekt sa me konktret.

Cfare kane thene te tjeret:

9 Comments

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Deutsche Deko