Albanian Airlines – Kompania Ajrore me e keqe qe ekziston ne Shqiperi

albanian airlines

albanian airlines

Ne 1 korrik kisha udhetimin tim te kthimit per ne Stanboll dhe sot, ne 30 qershor, mendova te shikoja dhe njehere orarin e nisjes se avionit ( ndonese e kisha te shkruar ne bilete) per te qene me i sigurte. Dhe cfare te shoh, neser nuk dukej asnje fluturim per ne Stanboll. Epo do kete ndonje gabim mendova dhe mora ne telefon numrin e telefonit i cili ishte shkruajtur ne fund te biletes qe me erdhi me email (e rezervova online me karte krediti).

Punonjesja e Albanian Airlines e cila ju pergjigj telefonit tim ishte shume per te deshiruar. Pa i degjuar akoma kerkesat dhe pyetjet e mia filloi te fliste dhe te me jepte informacione per te cilat nuk ja kisha nevojen. Me pas, pas shume mundimesh dhe lutje te miat qe  te me degjonte ajo me tha qe kishte nje fluturim per ne Stanboll ne daten 2.

Biseda jone:

Une:  Atehere a mund te fluturoj ne daten 2 per ne Stanboll?
Agjentja:  Sigurisht?
Une:  Me te njejten bilete?
Agjentja: Me jep numrin e referimit.
Une: RJUF7
Agjentja: Nuk ekziston ndonje numer bilete  me kete numer referimi per fluturimin e rradhes.
Une: Ouuuuu, si do ja bej? Jam i sigurte qe kjo bilete funksionon sepse me te njejten bilete kam ardhur dhe ne shqiperi dhe ska asnje mundesi qe kjo bilete te mos funskionoj sepse eshte bilete vajtje-ardhje.
Agjentja: Nuk e di ( Nese nuk e di  dhe ajo kush do e dije valle? Kot e kane vene ate numer telefoni tek ai email?) . Do blesh bilete tjeter.
Une: Mos flisni kot, une e kam bere njehere pagesen me karte krediti sepse e kam blere vajtje ardhje, nese kerkohet mund tju jap edhe te dhenat e transaksionit te kartes se kreditit).
Agjentja: Une jam thjesht nje agjente shitjeje, flisni me financen (mbydhet telefoni nga ana e saj)

Mbydhje telefoni pa pike respekti nga ana e saj. Nese ajo ka qene nje agjente e thjeshte lind pyetja Pse kjo kompani “prestigjoze” ne fund te emailit ku dergon bileta te vendos nje numer telefoni te nje agjente te thjeshte dhe jo nje numer telefoni per sherbimin ndaj klientit? Si shpjegohet kjo gje?

Pas  mbydhjes se telefonit nga ana e saj mora ne telefon zyrat qendrore te Albanianit dhe kam arritur te mar ne telefon me shume se 30 here brenda 40 minutave mezi arriti dikush te pergjigjesh ne telefon. Pasi i tregova problemin asaj qe mu pergjigj pa me thene asnje gje, (si pershembull; zoteri prit pak ne linje) me la te prisja per me shume se 3 minuta ne linje. E mbydha telefonin dhe e mora perseri ne telefon dhe fatmiresisht kesaj here u pergjigj me zilen e pare. Atehere me drejtoi tek nje person tjeter qe e quanin Ana dhe Ana  ka qene personi i vetem me te cilin mund te flisje si njeri. Me tha te prisja pak ne linje (per rreth 8 minuta kam pritur) dhe me tha qe une kisha te drejte dhe te dhenat e mia i futi ne listen e pasagjerve qe fluturojne diten e premte, data 2 Korrik. Gjithashtu Ana me kerkoi dhe falje (shume njerezore) per kete rremuje.

Ishte hera ime e pare dhe e fundit qe blija nje bilete me Albanian Airlines por here tjeter kurre me sdo udhetoj me kete kompani. Turkish Airlines mbetet #1 si ne sherbimin ndaj klientit po ashtu edhe ne oraret e fluturimeve.

Nese as ju nuk doni qe te keni probleme te tilla atehere rrini larg Albanian Airlines, nuk mban asnje cope te vogel nga Spirit of Albania !!!!

Update 2014Falimentoi dhe kjo pseudo-kompani!

10 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *