Mega Holdings Albania – PROactiveAlbania

MEGA HOLDINGS NE SHQIPERI

Mega Holdings Albania ne Shqiperi eshte perhapur nga disa djeme qe kane studjuar ne Turqi ne dege te ndryshme, Nga degat ushtarake deri tek universitetet private apo shteterore.

Rreziku qe u kanoset nga Mega Holdings Balkan

Te rinjte e mashtruar (shumicen e rasteve keta do jene shoket/shoqet tuaja te ngushta) do te perpiqen qe te bindin dhe ty se sa mundesi e madhe eshte Network Marketing per tu bere i pasur dhe per te jetuar endrren tende (Makine luksoze, vile goxha te madhe, udhetime pafund rreth botes etj etj… Jete qejfi e thene ndryshe). Rreziku ketu qendron se atyre u eshte bere lavazho truri dhe me prezantimet ne power-point etj etj do tju tregojne foto te jeteve luksoze, fjaleve te mencura dhe motivuese etj etj.. Keto kane nje impakt te madh ne trurin e njerezve dhe sidomos te te rinjve qe te imponuar edhe nga TV kane enderr nje jete luksoze dhe pa mund.

Behet fjale per nje produkt si domain+host+ website Builder  me nje cmim 750-1000$ per 2 vjet kur kete mund ta gjeni pothuajse 10-fish me lire nga firmat prestigjoze nderkombetare si Blue Host pershembull.

Problemi ne te vertete qendron se shumica e te rinjve te futur futen ne kete sistem piramidal jo sepse u duhet nje domain dhe host por sepse u thuhet qe duke i mbushur mendjen vetem 2 te afermve ose shokeve te tjere te futen ne sistem ata do behen te pasur.
Per me shume informacion rreth rrezikut qe i kanoset te rinjve shqiptare klikoni Mega Holding Balkan

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Deutsche Deko