Si mund te fitoni deri ne 5000$ ne muaj me Adsense

Si mund te fitoni deri ne 5000$ ne muaj me Adsense

Pershendetje,
Ky eshte shkrimi im i pare ne blogun tim personal (faktikisht eshte i publikuar prej meje para me shume se dy muajsh ne webmaster.al) .  Me uroni sukses .

Atehere po fillojme :)

Gjerat qe na duhen :

  1. Nje sasi parash, rreth 400$ per te rregjistruar 50 domaine, rreth 1000$ per C-Class Ip hosting, dhe rreth 500$ per artikuj.
  2. Nje account tek Keyword Country per te bere keyword research. Ose mund te beni keyword research me ndonje menyre tjeter!
  3. C-Class IP Hosting. Te gjitha domainet do jene ne nje host por ne IP te ndryshme
  4. Nje dije minimale te anglishtes.

Atehere cdo bejme?

Neqoftese ato siper i mblidhni bashke mund tju lindi ndonje ide por une me mire po e shkruaj poshte gjate e gjate .

Do blejme 50 domaine mirepo mund te lindi pyetja se cfare domainesh do blejme. Duke perdorur keyword coutry do kerkojme fjale/grupe fjalesh qe kerkohen shume ne google, per cdo klikim japin shume $ dhe qe skane shume rival ne google qe mund te dalesh lehte ne faqen e pare e pse jo te jesh #1 per ate fjale/grupe fjalesh.
Mirepo pse 50 domaine/website ? Ideja eshte kjo. Ne morem nje hosting ku cdo domain do jete ne IP te ndryshem dhe keto website i ndajme ne tre grupe dhe ketyre grupeve po i quajme A B C .

Keywordcountry per cfare na hyn ne pune ?

Atehere futemi tek keywordcountry.com dhe per perdorim nje javorsh mund ta marrim dhe ta perdorim kete program perkundrejt 30-40$ ( mund ta perdorni dhe verisonin falas, vetem se do te rregjistroheni. Atehere si do ta perdorim ? Shkojme tek keyword coutry dhe shkruajme nje fjale pershembull ”car rental”. Keyword country do ju japi te dhenat e ”car rental” dhe grupe te ngjashme fjalesh si miami cheap car rental, florida expensive rental car, cheap and quality rent a car . Si pershembull, sa here kerkohet ne muaj, sa jep afersisht per cdo klikim, sa rival ka ne motoret e kerkimit etc etc….

Atehere i gjetem 50 fjale/grupe fjalesh qe kerkohen shume por qe skane rival ne google dhe per per cdo klikim japin goxha para.

Pse po marrim pikerisht 50 domaine ?

i gjetem 50 fjale si ato me siper dhe atehere marrim domainet si keto poshte

miamicheapcarrental.com
floridaexpensivecars.net
cheapandqualityrentacar.org

Ne qofte se e vini re domainet jane mar pikerish sipas grupit te fjaleve qe gjetem.

I blejme domainet dhe te gjitha keto i bejme host tek C Class hosting qe kemi blere.
Pse ne IP te ndryshme eshte nje pyetje qe mund te pyesni ? Kjo eshte per arsye te SEO. Sepse te gjithe e dine qe nese backlink nga i njejti IP eshte i pavlefshem ne syte e google.

Atehere i ndajme domainet ne tre grupe A b C ( 50/3)

A >>>> B
B >>>> C
C >>>> A

Formohet nje 3 ways links ne forme rrethi domethene domainet tek grupi A lidhin domainet tek grupi B, ato te B japin link grupit C dhe ato te grupi C i japin link domaineve tek grupi A.

Sipas mendimeve te mia nje domain qe ka backllink prej 17 domaineve me permbajtje te njejte ne updatin e rradhes te google page rank fiton e pakta PR2.

Atehere si do shkruaj une artikuj ne keto website? Une sdi aq mire anglisht! Skam as kohe.

Atehere ne kete rast kalojme tek Plani B. Nga freelancer.com mund te gjeni persona qe shkruajne artikuj prej 250-300 flajesh per nje shume me pak se 1$ ( une i kam gjetur me 0.7$ ) keta persona mund te jene indiane ose Pakistanez. Disa prej atyre punojne shume mire dhe kane nje njohuri te mire te gjuhes angleze.

Sa do pagujme ne ata per kete pune?

Siç e thashe me siper, mund ti paguani per 300 artikuj ne muaj per nje shume rreth 250$ ( per cdo website 6 artikuj ne muaj eshte mjaft ). Pagesen mund ta beni me Paypal ose Karte Krediti.

Shume mire deri ketu, por me gjithe keto shpenzime, sa do fitojme ?

Atehere te ulemi e te flasim shkoqur. kemi ne dore nje mini network me 50 website.
Duke perdorur keyword country ne do zgjedhim fjalet qe kerkohen shume dhe kane pak rivalitet. Dhe nese i bejme hesapet si me poshte

Neqoftese nga cdo website kemi 100 vizitore ne dite; 50 x 100 = 5.000 vizitore ditor.
Neqoftese ne cdo website kemi nje perqindje klikimi tek 5%; 5% e 5.000 = 250 klikime
Neqoftese ne cdo klikim nuk marim 3-4 dolar por vetem 50 cent; 125 dollar (ditor)
31 dite x 125$ = 3.878$ ne muaj

Pak me pare e thame qe duke forcuar njera tjetren keto website mund te shkojne deri tek PR3-PR4. Atehere nuk mund te shesim link?
Tek webmaster.al link mund te blesh me 4 WM$ :P  por tek digital points forums per nje link ne website car rental pr3 ose pr4 cdokush mund te jepte 20$ ne muaj.

Ne cdo website te shisni vetem nje link me nje cmim mujor 20$ i bie te fitoni 1000$ ne muaj .

Do thoni ju, je nje person qe shikon endrra, po sikur pos te marresh 5% klikime dhe po sikur pos te behen websitet PR4 ?? Atehere me vjen keq por po ju them qe ju jeni shume pesimista. Sipas llogaritmes se Google dhe sipas pervojes time nuk ka asnje arsye pse mos te marresh 5% klikime dhe websitet mos te behen e pakta PR2 ose PR3.

Po neqofte se google adsense me ben BAN?

Perse tju bej ban kur ju sdo beni asnje hile ? Gjithashtu me nje permbajtje websiti ne anglisht mund te merrni reklama edhe nga ad networks te tjere, nuk eshte vetem google adsense ne kete fushe.

Gjithashtu nese e vini re tek Digital points websitet shiten me nje cmim fitim mujor te pakten X6 qe do te thote qe nese websitet tuaja kane nje fitim mujor prej 5.000$ ju mund ta shisni gjithe sistemin per me shume se 30.000$

Shpenzimet

  • C Class IP Hosting rreth tek 1200$
  • 50 domaine per rreth 400$
  • Cdo muaj 300$ per artikujt.
  • 30-40$ Pagese per programe si keyword coutry.

Ne do fillojme te fitojme jo direkt sa te behen domainet por sa te ulet pak baza e tyre dhe sa te fillojne te fitojne nga 100 vizitor nga google ne dite duhet te kalojne e pakta 2 muaj. domethene ju do filloni te fitoni pas 2 muaj perafersisht.

SHpenzimet totale si fillim  mund te jene rreth tek 2500$ por me kalimin e kohes do i rifitoni ato leke + do fitoni me shume.

nese keni dicka per te shtuar mos hezitoni te shkruani komente.

Update: Disa persona me pyeten nese une e kam provuar vete kete metod. Po, e kam filluar vete para 2-3 muajve por me mori kohe 1 muaj per ti rregulluar te  50 websitet per ti hedh online dhe keto kohet e fundit skam patur mundesi shume te punoj me to per disa arye personale, pra nuk po fitoj aq sa e kam dhogaritur por me pak se aq.

Shembull websites te thjeshta qe kam krijuar per kete pune mund te shikoni

33 Comments

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Deutsche Deko